Rooney e mbyll me Anglinë, Gjermania “ringjallet” ndaj Rusisë


Anglia i dha lamtumirën sulmuesit Wayne Rooney, i cili luajti rreth 35 minuta në miqësoren ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në atë që ishte ndeshja e tij e 120 me fanellën e “Tre luanëve”.Sulmuesi debutoi me fanellën e Anglisë në vitin 2003 dhe pas 15 vitesh, vendosi të luajë ndeshjen e lamtumirës në mitikun “Wembley”, ndërsa u bë lojtari i dytë me më shumë ndeshje në përfaqësuese.Për kronikë, Anglia mposhti Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rezultatin e pastër 3-0, falë golave të shënuar nga Lingard, Alexander-Arnold dhe Wilson.Në një tjetër miqësore interesante mbrëmjen e sotme, Gjermania mposhti me rezultatin e thellë 3-0 Rusinë, në “Red Bull Arena” të Leipzigut.Përfaqësuesja e drejtuar nga Low vinte pas dy humbjeve radhazi në Ligën e Kombeve dhe sot dha shenja ringritjeje, duke dominuar totalisht përballjen ndaj rusëve.Sane, Sule dhe Gnabry ishin ata që shënuan për Gjermaninë, e cila zgjidhi takimin e sotëm brenda 45 minutave të para të sfidës.

You must be logged in to post a comment Login