Publikohet fotoja e rrallë, Hitleri duke përqafuar një vajzë hebre

Një foto e publikuar bardhezi na tregon një Hitler komplet ndryshe. Në foton e veçantë shihet Adolf Hitler duke buzëqeshur dhe përqafuar një vajzë hebre 6-vjeçare, Rosa Bernile Nienau.Rosa Bernile Nienau u bë e njohur për raportin e saj miqësor me Adolf Hitler.Fotoja e shkrepur është shitur në ankandet historikë në Maryland për 11 mijë dollarë.
Fotoja është realizuar nga fotografi zyrtar i Hitler, Heinrich Hoffmann.Shtëpia e ankandit bëri të ditur se Hitleri e kishte mësuar për prejardhjen hebraike të vajzës, por në rastin e saj ai anashkaloi ligjet raciste që kishte vendosur, përcjell GSH.Rosa Bernile Nienau lindi në vitin 1926 dhe kishte gjyshen hebre.Vajza e vogël ishte pothuajse 6 vjeç kur u fotografua me Hitlerin. Ajo vdiq nga poliomieliti në moshën 17-vjeçare.