E ka fituar titullin, por Hamilton vazhdon të triumfojë


Lewis Hamilton nuk e heq për asnjë moment këmbën nga gazi.Piloti i Mercedez triumfoi dhe në Çmimin e Madh të Brazilit, për të regjistruar fitoren e 10-të në këtë sezon që çështja titull është mbyllur tashmë.
Britaniku i sapo shpallur kampion, triumfoi edhe falë faktit që dubluesi Ocon nxori nga pista pilotin e Red Bull, Max Verstappen, që po shkonte i qetë drejt finishit. Garë totalisht për tu harruar për Sebastian Vettel që e pozicionoi Ferrarin e tij vetëm të gjashtin.Podi u kompletua nga Red Bulli i Verstappen dhe Ferrari i Kimi Raikkone.

You must be logged in to post a comment Login