Cili është simboli më i përdorur në flamujt kombëtarë ?


Yjet, emblemat, mburojat, dielli, hëna: këto janë disa nga simbolet që gjejmë më shpesh në flamujt kombëtarë. Por në çdo flamur ata kanë një kuptim të ndryshëm.Simboli më i shikuar në flamujt kombëtarë është ai i yllit: I pranishëm në rreth një të tretën e flamujve të vendeve të njohura nga OKB (61 nga 198). Ndër të tjera, ai duket në flamujt e Shteteve të Bashkuara, Kubës, Kinës, Turqisë, Kilit, Venezuelës, Izraelit, Marokut, Kamerunit, Australisë dhe Bashkimit Europian. Megjithatë jo të gjithë yjet janë njësoj. Në shtete të ndryshme ka yje të ndryshme. 50 yjet në flamurin e SHBA përfaqësojnë secilin nga shtetet që e përbëjnë atë, ata në flamurin kinez simbolizojnë katër klasat shoqërore në vend dhe ylli më i madh, simbolizon Partinë Komuniste Kineze.

Vendi i dytë i simboleve më të përdorura është i zënë nga emblemat mbretërore, të cilat dalin në njëzet e shtatë flamuj, duke përfshirë dhe atë të Spanjës. Pastaj vijnë kryqet, të pranishëm në flamujt e tetëmbëdhjetë kombeve të tilla si Mbretëria e Bashkuar, Zvicra, Suedia, Norvegjia, Finlanda, Islanda, Greqia dhe Malta. Kryqi gjithashtu shfaqet në flamurin danez, i cili konsiderohet flamuri më i vjetër kombëtar. Vendin e katërt e zë simboli i diellit, që shfaqet në gjashtëmbëdhjetë flamuj, si për shembull në Japoni dhe Argjentinë. Nga ana tjetër simboli i Hënës gjendet në emblemat e katërmbëdhjetë vendeve, zakonisht atyre myslimane: Turqi, Algjeri, Libi, Pakistani dhe Tunizi, ndër të tjera.Për sa i përket ngjyrave më e përdorura është ngjyra e kuqe, e cila përfaqëson fuqinë ose gjakun e të rënit siç është edhe në rastin e flamurit të vendit tonë. Ngjyra e kaltër simbolizon qiellin dhe të detin; e bardha është një shenjë e paqes dhe pastërtisë; Ngjyra e gjelbër përfaqëson imazhin e Tokës dhe Islamit dhe e verdha përfaqëson metaforën e diellit ose arit.Ka edhe flamuj shumë të ngjashëm me njëri – tjetrin, por që kanë origjina dhe histori të ndryshme.