“Balena Blu” rikthehet, loja e rrezikshme online shumë pranë Shqipërisë

Është shfaqur sërish loja e rrezikshme virtuale “balena blu”.
Kësaj here në shtetin fqinj me ne, në Itali.
Policia italiane e qytetit të Barit ka ndërhyrë në ndihmë të një adoleshenteje. E cila kishte arritur në nivelin e 30 ndër 50 nivelet që “blu whale” nxit lojtarët deri në vetëvrasje.Kanë qenë mikeshat e saj të cilat denoncuar gjendjen e rëndë psikologjike. Adoleshentja bareze shumë shpejt po ngjitej më nivelet më të larta të kësaj loje.Me ndihmën e një psikologu, adoleshentja italiane ka rrëfyer gjithçka. Në celularin e saj policia ka gjetur komunikime nga chat-e të shumta. Si dhe fotografi që dëshmojnë gjëndjen e rëndë psikologjike të saj.Prindërit e adoleshentes nuk ishin aspak në dijeni të situatës që po kalonte vajza e tyre. Ata kanë pohuar se kanë vënë re se së fundmi ajo kalonte gjithnjë e më shumë kohë në celular. Si dhe disa shenja prerje në krah që vajza i ka justifikuar si gërvishtje nga macja e shtëpisë.
Duke ndjekur gjurmët e lojtarëve virtualë të kësaj loje të gjetura në celularin e adoleshentes, policia ka shtrirë hetimet në 13 rajone të tjera italiane. Dhe kanë marrë në pyetje mjaft minorenë të moshës 12 -15 vjeç. Duke vërtetuar pjesëmarrjen aktualisht në këtë lojë të 4 prej tyre të cilët ishin nën kujdestarinë e adoleshentes nga Bari.

Policia italiane po vazhdon hetimet për zbardhjen e “kujdestarit” kryesor të kësaj loje që e ka ringjallur përsëri në Itali “balenën blu”.50 rregullat kurth që duhet të ndjek adoleshenti për t’u bërë një balenë blu përfshijnë çdo ditë lojëra psikologjike. Që e çojnë në një depresion të vërtetë si zgjimi në orën 4.20 minuta të mëngjesit. Video e muzikë horror dërguar nga kuratorët e lojës, prerja sipërfaqësore e venave me brisk, prerja në lëkurë me brisk e fjalëve “unë jam një balenë”, sfida të ndryshme misterioze. E me radhë deri në ditën e 50 ku adoleshenti urdhërohet të hidhet nga kati i fundit i ndërtesës më të lartë të qytetit ku jeton.Policia italiane në portalin e saj zyrtar në internet ka vënë në dispocion të qytetarëve një shërbim online për të denoncuar fenomenin e lojës tragjike “balena blu”.
Me këtë shërbim me anë të një butoni të emërtuar “Stop Blue Whale”, jepet informacion mbi mënyrën e zhvillimit të kësaj loje. Si dhe këshilla praktike për prindërit e fëmijët si dhe denoncimin e rasteve të dyshuara.

You must be logged in to post a comment Login