Xhensila Seferi modelja Shqiptare qe po korr sukses ne Itali .

Modelja shqiptare Xhensila Seferi, ka arritur të kapë kopertinën e kalendarit italian, pasi u klasifikua ndër 10 më të mirat në konkursin “Raggaza, Moda e Spettacolo”.Por, pavarësisht pjesëmarrjes në disa gara, fushata publicitare apo programe televizive, ajo preferon ta konsiderojë modën pasionin e jetës, sepse si profesion ka zgjedhur drejtësinë.“Që në fillesat e mia modelingun e kam nisur si pasion dhe jo si profesion.
E kam ditur që në fillim se rruga ime do të ishte tjetër, ndaj dhe jam fokusuar te studimet për t’u kualifikuar.Mes shkollës për Shkenca Politike dhe një shkolle të dytë për Drejtësi, modelingu ishte pasioni im”, thotë ajo për “Panorama Plus”.

Ti si mendon, femra e bukur në Shqipëri adhurohet apo përçmohet e luftohet?
Nuk mjafton bukuria që të adhurohesh apo të përçmohesh. Nëse ka femra të bukura, jam e sigurt që nuk adhurohen veç për këtë fakt. Ndërsa përçmim, besoj se është një fjalë shumë e rëndë të përdoret për një femër.
Çfarë nuk do të toleroje në sjelljen e një mashkulli për të qenë i dashuri yt?
Janë shumë, jo veç një arsye. Themelorja është respekti në një marrëdhënie. Nëse kam respektin, mendoj që nuk do të shkoj në sjellje të tjera.
Ku duket zgjuarsia e një vajze bionde, kur të kërkohet të përmbysësh klishenë që është krijuar për to?
Akoma paragjykohen biondet?

You must be logged in to post a comment Login