Gruevski më 8 nëntor duhet të shkojë në burg


Është dënuar me dy vite dhe burgun do t’i duhet ta nisë vetëm pas pak vitesh. Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski duhet të paraqitet në burgun e Shutkës, për vuajtjen e dënimit me burg prej 2 vjetësh për rastin “Tanku” më datë 8 nëntor.Gruevski ka kërkuar rishqyrtim të jashtëzakonshëm të gjykimit për rastin dhe shtyrjen e vuajtjes së dënimit me burg. Dy ditë më parë ai tha se do t’i përdorë të gjitha mundësitë ligjore për ta shtyrë vuajtjen e dënimit.Nikolla Gruevski është i dënuar me 2 vjet burg për “marrje të shpërblimit dhe ndikimit kundër- ligjor” gjatë furnizimit të Mercedesit të blinduar luksoz prej mbi gjysmë milionë euro.