Johnny Depp nuk do jete ne filmin e ri “Piratët e Karaibeve’

Johnny Depp mund të mos jetë në serinë e radhës së filmit të famshëm “Piratët e Karaibeve”. Sipas thashethemeve që vijnë nga Hollivudi po planifikohet seria e 6-të e filmit, në të cilën nuk bën pjesë aktori i njohur shkruan Daily Mail.
Ideja për të eliminuar personazhin Jack Sparrow nga filmi ka qenë e Disney-it dhe skenografëve të “Deadpool” Rhett Reese & Paul Wernick”.Ajo që ka shtyrë marrjen e këtij vendimi kanë qenë ngjarjet e viteve të fundit, që kanë ndodhur në jetën e Johnny Depp. Aktori pak kohë më parë u divorcua nga bashkëshortja Amber Heard, e cila e ka akuzuar për dhunë fizike. Po ashtu 55-vjeçari ka pasur probleme me pijen, si edhe probleme financiare.Depp ka qenë protagonisti i pesë kapitujve të filmit të njohur këto 15 vitet e fundit. Por ende nuk ka një njoftim zyrtar nëse aktori 55-vjeçar do të jetë ose jo në serinë e gjashtë të filmit të njohur.