“Despacito” thyen 7 rekorde botërore të ‘Guinness’

Deri më tani kënga ka kaluar shifrën e pesë miliardë klikimeve në YouTube që nga publikimi i saj në janar të vitit 2017, duke u bërë videoja më e klikuar ndonjëherë në historinë e këtij kanali. Bëhet fjalë për hitin mjaft të dëgjuar dhe të popullarizuar “Despacito”.
“Billboard” ka bërë të ditur së fundmi se kjo këngë ka thyer gjithsej edhe shtatë rekorde botërore të Guinness në një afat kohor prej një viti e gjysmë:
1- Kënga që qëndroi më shumë javë në top listën Latine të Billboard.
2- Videoja muzikore më e shikuar online.
3- Videoja muzikore më e pëlqyer online.
4-Videoja muzikore më e shikuar në YouTube.
5- Kënga më e dëgjuar në botë.
6- Videoja e parë në YouTube që ka arritur 5 miliard shikime.
7- Videoja më e shikuar online.
I lumtur për suksesin Luis Fonsi publikoi në rrjetet sociale një fotografi, ku shfaqej me shtatë mirënjohjet e marra nga Guinness.

You must be logged in to post a comment Login