Shkëndija fiton derbin e Maqedonisë, tifozët e Vardarit ofendojnë shqiptarët

Shkëndija e Tetovës është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa ka mposhtur Vardarin e Shkupit me rezultatin 0-2 në derbin e “zjarrtë” të Maqedonisë.Nuk mungoi tensioni në këtë sfidë, teksa vendasit protestuan ashpër golin e parë të kuqezinjve të shënuar nga Emini.Sipas futbollistëve dhe tifozëve të Vardarit topi nuk e kaloi vijën fatale. Por gjyqtari ishte i vendosur se kishim të bënim me gol.Në minutën e 89-të skuadra e trajnerit Osmani dyfishoi rezultatin me anë të Ibraimit.Nuk munguan ofendimet e tifogrupit të Vardarit “Komitët” karshi shqiptarëve, teksa Ibraimi me golin e tij iu mbylli gojën.

You must be logged in to post a comment Login