Liverpool-Man. City pa gola, Mahrez “fali” skuadrën e Guardiola-s


U mbyll në barazim 0-0 supersfida e javës së 8-të të Premier Leagues mes dy kryesuesve Liverpool dhe Manchester City-t.Përtej faktit që rrjetat mbetën të paprekura në “Anfield” u zhvillua një ndeshje emocionuese, me raste në të dyja portat, por episodi të cilin kampionët në fuqi të Premier Leagues do ta “qajnë” gjatë është ai i minutës së 85-të, kur Riyad Mahrez gaboi nga pika e bardhë e penalltisë përballë Alisson.Gjest i jashtëzakonshëm në fund të ndeshjes nga Pep Guardiola, që shkoi ta përqafonte futbollistin algjerian, duke e ngushëlluar për mundësinë e humbur. Të dyja skuadrat shkojnë në kuotën e 20 pikëve, aq sa ka edhe Chelsea, por kryesimi për shkak të golaverazhit më të mirë u përket Citizens.

Blutë e Londrës përfituan nga përplasje direkte mes Liverpoolit dhe City-t duke fituar 0-3 në fushën e Southamptonit. Golat për skuadrën e Maurizio Sarrit u realizuan nga Hazard, Barkley e Morata.Nuk di të ndalet Arsenali, që në këtë javë shkatërroi 1-5 Fulhamin. Lacazzette dhe Aubameyang realizuan nga një dygolësh, ndërsa në listën e golashënuesve të “Topçinjve” u shtua edhe Ramsey. Golin e vetëm për Fulhamin e realizoi Schurrle.

You must be logged in to post a comment Login