Horoskopi per muajin tetor


Dashi

Ky do jetë një muaj dinamik dhe shumë kreativ. Ju që keni një lidhje, duke qenë se do jeni shumë të shqetësuar për shoqërinë do e lini pak pas dore dashurinë. Gjithsesi partneri juaj do ju kuptojë dhe do kaloni momente të lumtura. Për ju beqarët një ish-i juaj mund të kthehet nga fundi i muajit dhe do ju turbullojë pak. Për sa ju përket parave, keni parasysh që tre javët e para do jenë plot fat. Shëndeti nuk do jetë i kënaqshëm. Do jeni pak të stresuar dhe të lodhur. Bëni pak pushim dhe merruni me ndonjë sport. Gjendja financiare do përmirësohet shumë dhe ju mund të shpenzoni më shumë. Gjithsesi bëni pak kujdes. Pas datës 10 mund të ndërmerrni disa projekte profesionale. Do jeni me shumë fat dhe mund të keni edhe ngritje në detyrë. Edhe nëse mund të jeni të pasigurt që do ja dilni mbanë do bëni mirë të pranoni.

Demi

Këtë muaj do keni shumë ide dhe projekte në mendjen tuaj, por duhet t’i mendoni me kujdes. Nëse keni një lidhje do prisni shumë nga personi që doni, por nuk do merrni mjaftueshëm. Ai ka të tjera preokupime dhe nuk do rrijë shumë me ju. Bëhuni më të pavarur. Nëse jeni beqarë, do jeni pak të shqetësuar pse nuk keni fat në dashuri. Mos u stresoni shumë pasi çdo gjë do rregullohet. Sipas Dritare.net, për shëndetin kujdesuni më shumë sepse do jetë e nevojshme. Për sa ju përket parave, duhet të bëni më shumë ekonomi. Para borxh mos jepni për asnjë arsye. Në punë merrni mendimin e kolegëve, por në fund vendosni vetë. Mos ju besoni shumë komplimenteve që do ju bëjnë sepse nuk do jenë shumë të sinqerta.

Binjakët

Ky fillim muaji do jetë i tejmbushur me pune. Mundohuni të mos shkoni me pushime, sepse gjithë kjo ngarkesë do të dyfishohet kur të ktheheni. Këtë periudhë mund të keni edhe ndonjë problem të vogël që nuk do ju lërë të qetë. Nga mesi i muajit do mendoni të nisni një specializim të ri. Për dashurinë do jetë një muaj shumë i këndshëm. Do ndjeheni shumë mirë pranë partnerit dhe do jeni mjaft sensuale. Nëse jeni beqarë do ndjeheni mirë nën shoqërinë e miqve. Pritet edhe një takim i papritur, por nuk do e merrni shumë seriozisht. Shëndeti do kërkojë më tepër përkujdes. Mendoni se ketë muaj po e menaxhoni më mirë buxhetin tuaj, por financat sa do vijnë e do pakësohen. Fati nuk do jetë me ju.

Gaforrja

Ky muaj do jetë shumë aktiv për ju. Nëse keni mundësi qëndroni më shumë kohë pranë familjes suaj sepse do ndiheni më mirë. Nëse jeni në një lidhje do mendoni për një fëmijë. Nëse jeni beqarë do tërhiqeni nga moshat shumë më të mëdha se ju. Nëse është kjo ajo që doni, pse të mos vazhdoni. Shëndeti nuk do ketë probleme. Do keni shumë energji dhe nuk do ndjeheni aspak të lodhur. Për sa i përket buxhetit, do e menaxhoni shumë mirë dhe nuk do shpenzoni shumë. Pas datës 18 mund të ndodhë edhe diçka e bukur. Nëse doni të merrni një kredi, mos e bëni këtë muaj. Në punë do keni goxha ngarkesë. Organizohuni më mirë në mënyre që ta keni më të thjeshtë çdo gjë. Në fund të muajit do jeni pak më të lirë.

Luani

Dashuria do jetë ajo që do shkëlqejë këtë muaj. Nëse jeni në çift, do gjeni mënyrat e duhura për të dalë nga rutina dhe do kaloni një muaj mjalti të dytë. Nuk do ju mungojë aspak sensualiteti. Nëse jeni beqarë do mundoheni shumë për të krijuar një lidhje dhe do ja dilni mbanë. Për shëndetin nuk do keni për se të shqetësoheni. Paratë nuk do jene një problem. Do dilni më tepër për t’u argëtuar dhe do shpenzoni pa iu ardhur keq. Që nga data 25 do ju lindin edhe ide të reja për të fituar më shumë. Planetët premtojnë shumë në jetën profesionale. Do jeni mjaft të organizuar dhe do vlerësoheni nga koleget e nga shefat. Përfitoni nga kjo për të kërkuar rritje rroge.

Virgjëresha

Gjatë këtij muaji do jeni shumë të organizuar dhe të gjithë do e kenë më të lehtë të komunikojnë me ju. Nëse keni një lidhje, partneri nuk do e ketë të lehtë t’ua plotësojë dëshirat. Do jeni pafund kërkues dhe ndonjëherë edhe kritikë. Fatmirësisht ai do bëjë një sy shurdh dhe do ua bëjë qejfin. Nëse jeni beqarë, mund të nisni një histori dashurie që në fillim të muajit. Gjendja shëndetësore nuk do kalojë peripeci. Me shpenzimet nuk duhet ta teproni sepse përndryshe do mbeteni me gisht në gojë. Jeta profesionale ka për të shkuar më mirë nga sa mund ta kishit imagjinuar. Çdo qëllim që do i vini vetes do e arrini pa u lodhur shumë.

Peshorja

Gjysma e parë e muajit do jetë shumë e lodhshme dhe e mërzitshme. Nëse keni një lidhje do keni disa probleme të vogla. Partneri do ju kërkojë llogari, por ju nuk do keni dëshirë t’i përgjigjeni. Nëse jeni beqarë, do keni shumë takime, por ka pak mundësi ta gjeni atë që kërkoni. Shëndeti nuk do jetë problematik, por as shumë i mirë. Kujdesuni më tepër për dhëmbët dhe tensionin. Për sa ju përket financave gjërat do jenë normale. Do paguani faturat e muajit, por përsëri do ju ngelen edhe ca para. Sipas Dritare.net, në punë do jeni goxha të ngarkuar. Kolegët do mundohen t’iu kritikojnë, por mos e vrisni shumë mendjen. Pjesa e dyte e muajit do shkojë më mirë. Do jeni më diplomatë dhe do bëni që të tjerët t’ju dëgjojnë.

Akrepi

Gjatë këtij muaji nuk do jeni në gjendje të kuptoni se çfarë doni vërtet. Nëse keni një lidhje partneri do ju mbështesë për gjithçka dhe do ju bëjë të ndiheni mjaft mirë. Ai do jetë i duruar, megjithëse nuk duhet ta teproni dhe të bëheni të bezdisshëm. Nëse jeni beqarë do keni takime të veçanta me dikë që do ju bëjë të ndjeheni mirë. Më vonë do e kuptoni se ky person nuk është i lirë. Gjendja shëndetësore në shumë momente do jetë delikate. Do jeni pak të stresuar dhe të lodhur. Për sa iu përket financave, deri në datën 17 nuk duhet të kryeni shumë shpenzime sepse do ngeleni shpejt me xhepat bosh. Në punë, ato që bëni nuk do ju kënaqin mjaftueshëm kështu që do kërkoni diçka tjetër.

Shigjetari

Në përgjithësi ky do jetë një muaj i suksesshëm dhe plot të mira. Nëse keni një lidhje gjërat do ju shkojnë mirë tre javët e para. Nga data 24 mund t’iu lindin disa probleme të vogla që do i kaloni sa hap e mbyll sytë. Nëse jeni beqarë do ju buzëqeshë fati. Për sa i përket shëndetit do keni rënie në peshë. Financat nuk do jenë të mira deri në datën 19 dhe ju nuk do bëni gjithçka doni. Pas kësaj date çdo gjë do rregullohet dhe dëshirat tuaja do bëhen realitet. Nëse merreni me tegeti do fitoni akoma më tepër. Në punë do keni sukses. Do jeni diplomatë dhe do arrini çdo objektiv që i keni vënë vetes. Data 19 do jete ditë e shënuar për karrierën tuaj. Edhe nëse keni për të firmosur një kontrate zgjidhni këtë date sepse do ju sjellë fat.

Bricjapi

Ky muaj nuk do jetë perfekt, por për fat të gjithë do ju ndihmojnë. Nëse keni një lidhje në fillimi të muajit do ndiheni pak të vetmuar, por pjesën tjetër do jeni të rrethuar nga dashuria. Edhe miqtë dhe familja do ju gjenden pranë. Nëse jeni beqarë, në datën 7 mund t’iu ndodhë një dashuri me shikim të parë ose një takim i pazakontë të cilin do e shijoni deri në fund. Shëndeti në përgjithësi do jetë i mirë. Për sa iu përket financave ka mundësi të kryeni shumë shpenzime për shtëpinë dhe ato do të ulen pak. Gjithsesi dy javët e fundit një shumë e madhe parash do ju “bjerë nga qielli”. Në punë, java e parë e këtij muaji nuk do jetë shumë e mirë sepse nuk do arrini dot ato që doni. Javët në vijim çdo gjë do rregullohet. Kujdes duhet të bëni në datën 25.

Ujori

Për ju ky muaj do jetë i qetë. Nëse keni një lidhje duhet të bëni kujdes me xhelozinë e tepruar dhe me dyshimet. Në fund të muajit mund të keni disa konflikte të vogla, por që do kalojnë sa hap e mbyll sytë. Nëse jeni beqarë do keni takime të rëndësishme dhe do përjetoni momente shumë të lumtura. Për shëndet edhe më të mirë flini pak më tepër dhe çlodhuni. Financat tre javët e para mund të shtohen goxha. Javën e fundit duhet të bëni pak më tepër kujdes. Në punë mundohuni të bëni çdo gjë në ekip. Komunikoni sa më shumë me kolegët dhe veproni pasi t’i mendoni me kujdes gjërat. Pranojeni edhe ndihmën e miqve.

Peshqit

Muaj i paqëndrueshëm ka për të qenë ky për ju. Nëse keni një lidhje java e parë nuk do jetë shumë e mirë. Do keni shumë pyetje dhe nuk do gjeni dot përgjigjet e duhura. Javët e fundit gjërat do vijnë duke u përmirësuar dhe ju do jeni më të qetë. Shëndeti do jetë përgjithësisht i kënaqshëm megjithatë për t’u ndier më perfektë çlodhuni herë pas here dhe mos abuzoni me alkoolin. Financat do të shtohen, por kjo nuk do të thotë që duhet t’i shpenzoni të gjitha. Tek puna nuk do e keni shumë mendjen sidomos javët e para. Gjithsesi nga mesi i muajit mund t’iu bëhet një propozim interesant që do ndryshojë gjithçka. Nëse punoni në fushën e komunikimit dhe tregtisë do jeni më të privilegjuar.