S’ka fitues në Londër, “perla” e Sturridge shpëton Liverpoolin

Kryendeshja e javës së 7 të Premier Leagues, ajo mes Chelseat dhe Liverpoolit, e luajtur në “Stamfort Bridge”, në Londër, është mbyllur pa fitues, duke bërë që skuadra e Klopp të mbetet në krye të renditjes.Eden Hazard shënoi në minutën e 25-të dhe i dha avantazhin Chelseat, por blutë e Londrës nuk arritën të mbyllin takimin dhe i dhanë mundësi Liverpoolit të reagojë në pjesën e dytë, në kërkim të golit të barazimit.

Pas disa rasteve mjaft të mira me Salah e Shaqirin, “The reds” gjetën golin në minutën e 89’, kur i sapofuturi Daniel Sturridge shënoi një gol spektakolar, dhe ruajti pathyeshmërinë e Liverpoolit për këtë sezon futbollistik.Minutat e mbetura nuk prodhuan ndryshim rezultati, ndërsa tashmë Liverpool ndan kreun e renditjes me Manchester Cityn, me nga 19 pikë, të ndjekura pikërisht nga Chelsea me dy pikë më pak, 17 dhe Tottenham e Arsenal me nga 15 pikë.

You must be logged in to post a comment Login