Njerëzit s’po vdesin, ky është vendi që ka mbi 70 mijë 100-vjeçarë

Japonia po përballet me një barrë demografike në rritje, pasi zgjatja e jetës ka trend rritjeje për dekada të tëra.Numri i qindra-vjeçarëve në Japoni u rrit me 3 për qind krahasuar me vitin e kaluar dhe tani arrin në 69,785, nga të cilët 90 për qind janë gra.Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, Punës dhe Kujdesit Social, rritja është regjistruar për të 48-in vit me radhë.Në vitin 1963, në Japoni jetonin vetëm 153 100-vjeçarë, dhe në vitin 1981 ky numër u rrit në 1,000.Ndërsa në vitin 1998, kuota shkoi në 10,000.Në Japoni, personi më i vjetër në botë është Kane Tanaka, i cili ka mbushur moshën 115-vjeçare.Ajo ka lindur në vitin 1903, në të njëjtin vit me pionierët e aviacionit, vëllezërit Wright, të cilët fluturuan me “Flyer”-in e tyre.

You must be logged in to post a comment Login