Zbulimi i pabesueshëm, gjenden fosilet e një dinozauri .…

Në veri të Kinës janë gjetur kockat e një dinozauri të vjetër.Agjencia e lajmeve ‘Xinhua’ njofton se shkencëtarët e këtij vendi, në Lijialong të provincës Hebei hasën në fosil të kockave të legenit të dinozaurit që ka jetuar para 130 milionë vitesh. Hulumtimet e zhvilluara në fosilin e copëtuar tregojnë se dinozauri ka qenë me madhësi prej 7 deri në 10 metra.Supozohet se bëhet fjalë për ndonjë lloj të ri të dinozaurit.Drejtuesit lokalë lejuan gërmimin në këtë rajon, ku edhe më herët ka patur mbetje fosilesh.

You must be logged in to post a comment Login