Stilistja shqiptare që arriti të futet në pasarelat ndërkombëtare të modës

Kudo që ajo përfshihet e shndërron në një ngjarje të ëmbël dhe elegante. Bëhet fjalë për stilisten shqiptare Ermelinda Manos, me një famë të lakmueshme nëpërmjet dizajneve të saj të modës në Las Vegas.
Nuk ngjan e çuditshme sot që pas sfilatave mbresëlënëse ajo të jetë në qendër medias ndërkombëtare si Las Vegas Sun, Las Vegas Review Journal, Vegas News etj.Shqiptarja është e dalluar për punimet e saj të bëra me dorë, që nga prerja, qepja e deri tek qëndismat e detajeve.

Stilistja po ashtu është autore e librit “Lost in Las Vegas”. Libri në fjalë është fryt i një pune dyvjeçare studiuese, hulumtuese dhe krijuese të Manos, ku historia e zhvillimit të Las Vegasit, momentet më të rëndësishme të njohura dhe jo shumë të njohura ndërthuren me artin e ditarin krijues të stilistes tashmë të konsoliduar.Në promovimin e tij në 2016, stilistja ja u dedikoi këtë libër emigrantëve të rinj si një mesazh që gjithçka mund të arrihet, pavarësisht nga vështirësitë, mjafton të ndjekës çdo ditë ëndrrën tënde.

Ermelinda Manos, ka emigruar në Las Vegas bashkë me prindërit dhe tre vëllezërit e saj, kur ishte ende një vajzë e vogël, por me ëndërra të mëdha.Sot ajo ka linjën e saj të veshjeve “Ermelinda Manos Designs” dhe është e ftuar në çdo sezon të “Fashion Week” në Los Angeles, me koleksionet e veshjeve të saj.
Dizajnerja ishte në titujt e disa periodikëve po ashtu kur një nga modelet e saj u vodh nga Nesty Gal.
Ermelinda është angazhuar edhe në fushata bamirësie apo feministe, sidomos për promovimin e pavarësisë ekonomike të grave.

Jo vetëm një artiste, por edhe një sipërmarrëse e suksesshme Ermelinda Manos rrotullon modelet me veshjet e saj në sfilata me zë në botë, e ndërsa këto ditë vere ajo është e përqendruar më shumë në publikimin e dizajneve të saj në rrjetet sociale.

You must be logged in to post a comment Login