Man. City i tregon Arsenalit kush është kampioni

Shorti i vendosi menjëherë një kundërshtarë të fortë kampionëve të Manchester City-t, Arsenalin e trajnerit të ri Unai Emery.Por edhe pse ndeshja ishte në “Emirates Stadium”, City i Guardiolës nuk e pasti aspak të vështirë të nisë kampionatin me 3 pikë.

Nga një gol në secilën pjesën bën që Manchester City të rrëmbejë pikët e parë në Premier League.Sterling ishte autori i golit të parë, duke realizuar pasi një asisti të francezit Mendy, i rikthyer nga një dëmtim i gjatë. Ndërkohë në pjesën e dytë vulosi rezultatin në 0-2 portugezi Bernardo Silva.

You must be logged in to post a comment Login