Linguini me gaforre

Paraprakisht gaforret pastrohen dhe zihen në verë të bardhë, ndërkohë kemi bërë gati përbërësit e tjerë: Pomodorinit, verën e bardhë, vajin e ullirit, hudhrën e shtypur, erëza e ndryshme dhe majdanozin e freskët.

Ndërkohe që linguinit i kemi vendosur të ziejnë, fillojmë përgatitjen e gaforres! Hedhim në trigan vajin e ullirit, hudhrat dhe gaforret. I kavardisim për rreth 3 minuta sa të përziehen shijet. Më pas i shuajmë me verë të bardhë. Pasi vera ka avulluar, hedhim pomodorinit, pak erëza, (piper, rigon, kripë) dhe majdanozin e freskët. Vazhdojmë kavardisjen për rreth 5 minuta që pomodorinit të zbutet.

Sapo linguinit të jenë zier plotësisht dhe i hedhim ne tigan duke i përzier me gaforret dhe pomodorinit. I shtojmë edhe pak ujë nga tenxherja ku u zien makaronat në mënyrë që gaforret të lëshojnë lëngun e tyre dhe linguinit të bëhen pak kremoze. Pas 5 minutash i heqim dhe i servirim në pjatë.

You must be logged in to post a comment Login