Nis numërimi i votave në Turqi, ja 5 rivalët që mund t’i rrëmbejnë pushtetin Erdoganit

Procesi I votimit në Turqi ka përfunduar.

Gjashtë kandidatë janë në listë për zgjedhjet presidenciale, fituesi i të cilave do të ketë pushtete të shtuara, në përfundim të një rishikimi kushtetues të miratuar nga referendumi në muajin prill 2017.

Pjesa më e madhe e kandidatëve të opozitës konfirmuan se në rast fitoreje, ata do të mbanin sistemin parlamentar aktual.

Nëse asnjë kandidat nuk merr më shumë se 50% të votave që prej turit të parë, një i dytë do të zhvillohet më 8 korrik.

Kandidatët

Recep Tayyip Erdogan – Presidenti aktual, Recep Tayyip Erdogan, i lindur më 26 shkurt 1954 në Stamboll kandidon për një mandat të ri.

Baba i katër fëmijëve, ai është në krye të vendit që prej vitit 2003, si kryeministër dhe tashmë si president që prej vitit 2014. Erdogan e filloi karrierën politike si kryetar i Bashkisë së Stambollit në vitin 2014 dhe krijoi në vitin 2001 Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), një makinë e vërtetë që ka fituar zgjedhjet dhe që ka dominuar skenën politike që prej zgjedhjeve të vitit 2002.

Muharrem Ince – I lindur më 4 maj 1964 në Yalova (veriperëndim), Muharrem Ince, një ish-profesor i fizikës, ka krijuar të papritura gjatë kësaj fushate në sajë të stilit të tij luftarak. Ai u zgjodh për të përfaqësuar Partinë Republikane të Popullit (CHP), edhe pse ai ka dështuar dy herë në marrjen e kryesimit të partisë në të kaluarën.

Meral Aksener – Meral Aksener, e lindur më 18 korrik 1956 në Izmit (veriperëndim)nord-ouest), ka qenë e para nga opozita që ka njoftuar kandidaturën nën flamurin e Bon Parti (Iyi Parti) që e themeloi në muajin tetor. Kjo nacionaliste konservatore, nënë e një djali, ka qenë ministre e Brendshme në vitet 1990 dhe për një kohë të gjatë ka qenë anëtare e MHP-së, një parti ultranacionaliste, tashmë aleate e Erdoganit.

Selahattin Demirtas – Selahattin Demirtas, i lindur më 10 prill 1973 në Diyarbakir (juglindje), u zgjodh si kandidat i Partisë Demokratike të Popullit (HDP), edhe pse është i ndaluar që prej nëntorit 2016.

Temel Karamollaoglu – I lindur më 7 qershor 1941 në Kahramanmaras (jug), Temel Karamollaoglu i Partisë së Lumturisë (SP), ka qenë tre herë deputet, veçanërisht për Partinë për Prosperitet (Refah).

Sipas biografisë së publikuar në faqen e partisë së tij, ai ka qenë gjithashtu një bashkëpunëtor i afërt i Necmettin Erbakan, mentori në politikë i Erdogan.

Dogu Perinçek – I lindur më 17 qershor 1942 në Gaziantep (jug), Dogu Perinçek drejton Partinë Patriote (Vatan). Njeri i ligjit dhe baba i katër fëmijëve, është burgosur disa herë, veçanërisht pas grushtit të shtetit në vitin 1980.

Leave a Reply

Your email address will not be published.