Rrëzimi i avionit në Kubë, mbi 100 të vdekur

Më shumë se 100 persona kanë humbur jetën nga rrëzimi i një avioni Boing 737 në aeroportin ndërkombëtar ‘Jose Marti’ në Havana, Kubë.Mësohet se vetëm tre vetë kanë mbijetuar nga aksidenti, ndërsa ndodhen në gjendje të rëndë në spital.Avioni bëri ulje të detyruar menjëherë pas ngjitjes, duke u rrëzuar në një fushë.

Në bordin e tij ishin 104 pasagjerë dhe nëntë ekuipazh të huaj, raportojnë mediat lokale.Fluturimi ajror ishte nisur drejt qytetit kuban, Holguin, por udhëtimi ka përfunduar me tragjedi, duke shkaktuar shumë të vdekur, deklaroi një burim i aeroportit për “CNN”, por pa dhënë detaje mbi numrin e viktimave.

Një shtëllungë e madhe zjarri dhe reja e dendur e tymit që pasoi ishin të dukshme ngado përreth kryeqytetit kuban, sipas dëshmitarëve.“Cubana de Aviacion”, linja ajrore kombëtare e Kubës, është dashur të lërë në tokë disa prej avionëve të saj më të vjetër si pasojë e problemeve të sigurisë, ndërsa shkaku i rrëzimit të kësaj të premteje nuk bëhet ende i ditur.

You must be logged in to post a comment Login