Kim Kardashian nuk ngopet me fëmijë, bebi numër 4 mund të mos jetë surprizë

Kim Kardashian dhe Kanye West kanë 3 fëmijë se bashku. Edhe pse ka vetëm 2 muaj që erdhi në jetë fëmija i tyre i tretë Chicago, duket se çifti është i hapur edhe për një fëmijë të katërt. Sipas burimeve pranë tyre, Kim dëshiron shumë që të zgjerojë familjen e saj, por ka vetëm një kusht. Së pari fëmija duhet të bëhet nga një nënë surrogate, njësoj si Chicago, si edhe duhet të kalojnë disa vite.

Ajo dëshiron që fëmijën ta sjellë në jetë kur të jetë në të 40-at e hershme pasi dëshiron që të mos humbas asnjë çast nga rritja e vajzës së saj më të vogël. Ajo gjithashtu dëshiron që edhe bashkëshorti i saj të jetë më i lirë kur të mendojnë për fëmijën e tyre të katërt, por sigurisht që me shumë gjasa nuk do jetë aspak surprizë ardhja e tij në jetë.

You must be logged in to post a comment Login