Në Spanjë të zhgënjyer me Zidane .

Zidan nuk po kalon momentin më të mirë në stolin e Realit dhe këtë e pranojnë edhe gazetarë afër klubit madrilen. Njëri prej tyre, Josep Pedrerol, i ka kushtuar trajnerit francez një editorial në televizionin spanjoll “El Chiringuito TV”.Ai mban një fjalim emocionues ku përshkruan gjithë situatën aktuale të klubit madrilen.

“I justifikove ata në cdo rast dhe tani të kanë lënë vetëm. U the jo transferimeve për t’i mbrojtur ata, por tani të kanë lënë vetëm. Zidan të kanë lënë në baltë! Mjaft me gënjeshtra, tani nuk mund ti gënjesh më njerëzit. Të vjetrit mund t’i bëjnë ballë presionit, por të rinjtë jo”, fillon fjalimin gazetari spanjoll.

“Blerjet nuk bindin. Kur Benzenma shikon nga pankina, shikon Majoralin. Kur Marselo shikon nga pankina, shikon Teon. Duhet të bësh gati listën e largimeve, duhet të përgatitësh ekipin për sezonin e ri, pavarësisht se çfarë do ndodhi në Ligën e Kampionëve”, vazhdon gazetari.

“Zidan duhet të bësh ndryshime! Tani nuk të shpëton më askush, vetëm ti mund ta bësh për veten tënde. Dhe nëse nuk e bën duhet të ikësh, duhet t’i lësh vendin Poketinos ose Gutit”, mbyll analizën e tij Pedrerol, duke dhënë kështu edhe dy emrat më të mundshëm për të zëvendësuar francezin në stolin e madrilenëve.

You must be logged in to post a comment Login