Rizoto me karkaleca

Rizoto me aromë deti është një pjatë e lehtë që mund të përgatitet shumë thjeshtë edhe në shtëpi. Mjafton të zgjidhni një oriz të mirë dhe mos të harroni të shtoni pak gjalpë!Përbërësit për 1 person:
110g oriz Arborio, kripë, piper, vaj ulliri, 5 karkaleca të mëdhenj, 2 karkaleca krudo të marinuar, majdanoz, gjysëm gote konjak, 1 gotë verë e bardhë.

Përgatitja:
Karkalecave iu marrim kokat dhe I hedhim në një tigan me pak vaj ulliri e i skuqim në zjarr të fortë, shtojmë kripë e piper. Shtojmë konjakun dhe pasi ai të avullojë, shtojmë gotën e verës. Ulim zjarrin dhi i ziejmë kokat në zjarr të ngadaltë derisa të lëshojnë ngjyrën e koralit që kanë brenda. Karkalecat për carpacio i vendosim mbi qesen transparente në planin e punës dhe i rrahim me çekiç druri kuzhine. Pastaj i vendosim në frigorifer të paktën për një orë. Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim
5 karkalecat dhe kur të marrin ngjyrë i shuajmë me verë të bardhë, shtojmë majdanozin, lëng peshku dhe e lëmë të ziejë për 2-3 minuta. Shtojmë orizin që e kemi lënë për pak minuta në ujë të vluar. E lëmë të ziejë ngadalë duke e përzierë herë pas here. Kur orizi të arrijë zierjen, i shtojmë koralin që kemi nxjerrë nga kokat dhe e përziejmë mirë. Në pjatë hedhim carpacio-n e karkalecave, spërkasim me vaj ulliri e lëng limoni dhe sipër hedhim rizoton. Shërbehet e nxehtë.

You must be logged in to post a comment Login