Biskota Krishtlindjesh me çokollatë

Këto biskota fantastike Krishtlindjesh me çokollatë janë të mbushura me aromë tipike festash, me shije të veçantë nga kombinimi i pluhurit të kakaos, çokollatës së zezë dhe pluhurit të ekspresit/kafesë. Në fund dekorohen me krem.

Përbërësit:

180 gramë miell për shumë përdorime
11 gramë pluhur kakao
2 gramë pluhur pjekjeje
1.5 gramë sodë buke
3 gramë kripë
113 gramë gjalpë pa kripë, pak i zbutur
200 gramë sheqer shumë të imët
1 vezë të madhe
1 lugë çaji ekstrakt vaniljeje
2 gramë pluhur ekspresi/kafeje, e tretur në 1/2 luge çaji me ujë të zier
85 gramë çokollatë të zezë, të shkrirë
Krem për dekorim

Përgatitja:

1- Përzieni miellin me pluhurin e kakaos, pluhurin e pjekjes, sodën e bukës dhe kripën. Në tasin e madh të një mikseri, rrihni gjalpin me shpejtësi të mesme derisa të krijohet një krem i butë, me ngjyrë të lehtë, diku rreth 3 minuta.

Shtoni sheqerin në pak nga pak, duke vazhduar rrahjen e gjalpit për 2 minuta. Shtoni vezën, vaniljen dhe pluhurin e ekspresit. Vazhdoni rrahjen e masës, duke marrë edhe pjesët e mbetura anash tasit, dhe shtoni çokollatën e shkrirë pak nga pak.

2- Uleni shpejtësinë e rrahjes dhe ndajeni brumin në dy pjesë, duke i përzier aq sa duhet, për të qenë njësoj. Ndani brumin në dy pjesë dhe mbështillini me plastikë. Futeni në frigorifer për të paktën 2 orë.

3- Ngrohni furrën në 350 gradë. Nxirrni brumin nga frigoriferi dhe hapeni në trashësinë 7 deri në 40 cm. Pritini në format e dëshiruara,në madhësi të ndryshme për të përdorur sa më shumë brumë që të jetë e mundur. (Brumi nuk do të jetë aq i mirë nëse hapet për herë të dytë). Formate brumit vendosini në dy tepsi me letër pjekjeje, në një distancë prej 1 cm.

4- Piqini për 9 deri në 11 minuta, duke i kthyer një herë, për t’u siguruar që janë pjekur mirë, derisa të kenë një shkëlqim të vogël. Hiqini nga furrën dhe prisni 2 minuta para se t’i vendosni në pjatat dekoruara për Krishtlindje. nëse dëshironi, mund t’i zbukuroni me krem sipër. Ju bëftë mirë dhe gëzuar Krishtlindjen

You must be logged in to post a comment Login