Denoncim/ Ja si kalonte droga në Durrës me urdhër të Drejtoreshës së Përgjithshme të Doganave

Në një postim në rrjetet sociale, ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar trafikun e drogës në doganën e Durrësit.

Në postimin e radhës të qytetarit digjital tregohet qartazi se si kalonin kamionët me drogë, me urdhër të Drejtoreshës së Përgjithshme të Doganave kalonin dhe nuk kontrolloheshin fare.

“Mirmbrema Dr . Jam punonjes I doganes ne Durres.
Konstatimi i gazetarit ne opinion eshte shume i sakte.
Sepse eshte e vertete qe skanimi ne doganen e Durresit, deri kur u kap sasia e madhe e droges ne Ankona, behej me perzgjedhje manuale me urdher te Besmir Qibinit( njeriu i Tahirit ne dogane) dhe te Drejtoreshes se Pergjitheshme te Doganave aktuale.
Vetem pas kesaj goditje, u dha urdheri i skanimit 100% ne Portin e Durresit, per te fshehur gjurmet nga prokuroria.
Akoma edhe sot, qellimisht, moduli i riskut ne sistemin kompiuterik te doganave per perzgjedhjen e mjeteve qe duhet te skanohen, per ekportet nga doganat e brendeshme dhe tranzitet nderkombetare, nuk funksionon. Per keto vite, ky ka qene “shtegu” i lire nga kane kaluar tonelatat e droges, deri sa u godit ne dy raste nga policia italiane.
Kjo procedure eshte lene ne heshtje qellimisht nga drejtuesit e doganes edhe sot e kesaj dite, per tu perdorur perseri”

You must be logged in to post a comment Login