Aeroporti i Tiranës i vetmi pa fluturime ndërkontinentale

Edhe Sarajeva i shtohet listës së aeroporteve që kryejnë fluturime ndërkontinentale, duke lënë Aeroportin e Rinasit të vetmin aeroport në rajon pa fluturime të kësaj natyre.

Qatar Airways njoftoi se do të nisë fluturimet, 4 herë në javë me kryeqytetin e Bosnjës.

Sarajeva nuk është i vetmi aeroport rajonal që operon me linja jashtë kontinentit. Edhe Shkupi edhe Podgorica kryejnë fluturime direkte jashtë Europës.

Si të mos mjaftonte kjo, Aeroporti i Rinasit mbetet me numrin më të ulët të fluturimeve krahasuar me aeroportet e vendeve të Ballkanit, dhe pavarësisht kësaj, mbetet aeroporti me çmimet më të larta në rajon.Fluturimi nga Tirana në Paris, udhëtarëve shqiptarë u kushton 30,172 lekë, ndërsa i njëjti fluturim nga aeroporti i Shkupit kushton 21,925 lekë.

Po ashtu edhe aeroporti i Prishtinës ofron çmime më të favroshme për udhëtarët.

Edhe për në Romë, udhëtarëve shqiptarë u kushton më shumë fluturimi, pavarësisht distancës më të afërt në raport me aeroportet fqinje dhe aeroportit italian.

Tiranë-Romë kushton deri në 56,841 lekë, ndërsa nisja nga Shkupi në aeroportin e kryeqytetit italian 38,433 lekë.

I njëjti fluturim, nëse nisemi nga Prishtina kushton 39,048 lekë.

Tarifat e larta në aeroportin e Rinastit dhe mungesa e fluturimeve loë cost ka qenë një shqetësim i hershëm jo vetëm i udhëtarëve por edhe operatorëve turistikë.

You must be logged in to post a comment Login