Shkenca jep arsyet se pse udhëtimi ju bën më të zgjuar

Gjithkush ka arsyet e veta pse udhëton. Disa prej nesh udhëtojmë gjatë pushimeve verore, ose atyre dimërore. Të tjerët udhëtojnë më biznes, apo për arsye tjera.

Pavarësisht qëllimit, shkenctarët kanë ardhur në përfundim se udhëtimi na ndihmon të bëhemi njerëz më të mirë,Studimi i fundit ka shtuar edhe një hulumtim shtesë në lidhje me këtë, dhe ka ardhur në përfundim se udhëtimet mund të ju bëjnë edhe më të mençur.

Hulumtuesit thontë se udhëtimi na bën më të mençur duke na ndihmuar të mbajmë pikëpamje të shumëfishta për një çështje.Autori i studimit, William W. Maddux ka theksuar se kur njerëzit janë të ekspozuar ndaj një mjedisi multikulturor, qasja e tyre psikologjike dhe angazhimi kulturor përcaktojnë kompleksitetin integrues dhe rrisin mundësitë profesionale.

Sipas tij, përvoja në kultura të ndryshme rrit ofertat për punë.Është e qartë se shpenzimi i kohës jashtë vendit na bën më kreativ. Udhëtimet hapin mendjen dhe ndihmojnë që të bëhemi emocionalisht më të qëndrueshëm dhe njerëz më të mirë.Studiuesit theksojnë se udhëtimet na largojnë frikën për të panjohurën dhe largojnë energjitë negative.

You must be logged in to post a comment Login