Skënderbeu huazon një mbrojtës, përgatit edhe dy

Skënderbeu është i fokusuar më së shumti te përballjet e kupave të Europës, teksa korçarët do diskutojnë kalimin në grupet e Europa League me Dinamon e Zagrebit.

Nga ana tjetër drejtuesit po mendojnë edhe për çështje të tjera, pasi ekipi është i mbipopulluar me lojtarë të rinj, të cilët parashikohen të mos kenë hapësira.

Kështu, momentalisht është gjetur zgjidhja për mbrojtësin e ri, 19-vjeçarin Xhefri Bushi, i cili është huazuar te Besa e Kavajës raporton “Sport Ekspres”.

Ndërkohë, klubi po punon për të huazuar edhe brazilianin Serxhio Zhunior që gjashtë muajt e fundit ishte pjesë e Laçit, si dhe nigerianin Çarls Çinedu. Sulmuesi vjet ua la në huazim te Besa.

You must be logged in to post a comment Login